Secili prej nesh çdo ditë është në kërkim të gjetjes së mënyrave për të zvogëluar stresin në punë! Është e dobishme të njihni dallimin midis niveleve pozitive dhe negative të stresit. Ekziston një teori e quajtur parimi “Yerkes-Dodso”n që na tregon stresin e mirë,që është i domosdoshëm. Ky lloj i stresit është i lidhur me motivimin pozitiv, duke shfaqur më shumë si një presion për të dhënë më të mirën nga vetja. Ja disa mënyra të provuara për të zvogëluar stresin në punë.
Gjithçka në vendin e vet Koncepti se të qenit i pastër është një shenjë e pastërtisë shpirtërore dhe mirësia mund të konsiderohet ekstreme këto ditë. Por,ka diçka për t’u thënë për lidhjen midis rrëmujës fizike dhe mendore. Kur hapësira që jetojmë është kaotike dhe e paorganizuar, pavarësisht nëse është hapësira jonë e jetesës ose hapësira e punës, mund të jetë sfiduese për të drejtuar sasinë e nevojshme të energjisë drejt mirëqenies dhe shëndetit tonë. Mesatarisht, njerëzit në mjedise të paorganizuara mund të shpenzojnë deri në 90 minuta në ditë duke kërkuar gjëra. Koha e humbur për të kërkuar sende të gabuara është koha që mund të ishte shpenzuar për komunikim personal, ose ndoshta një meditim të shkurtër në drekë.
Menaxho kohën që kalon në telefon Teknolgjia i ka lidhur njerëzit për vete, por ju duhet ti vini vetës “kufijë” dhe të menaxhoni kohën që kaloni duke shfletuar internetin. Shkuarja pa telefon në pushime do të ishte sfiduese, por do të rezultonte shumë pozitivisht tek ju, sepse duke pasur telefonin me vete ju prireni të punoni edhe kur jeni në ditët e juaja të pushimit.
Bëhu i kujdesshëm, ofro ndihmë për të tjerët Të kesh një sistem të fortë mbështetjeje dhe komunikimi është jetësor për suksesin dhe mirëqenien personale në çdo situatë. Në Universitetin Delta në Nigeri është kryer një studim mbi marrëdhëniet ndër personale në vendin e punës. Studimi ka gjetur se performanca e suksesshme brenda çdo organizate varet nga aftësia e anëtarëve për të bashkëvepruar në mënyrë efikase me eprorët, vartësit dhe kolegët e tyre.
Shkruani çdo ditë në një një ditar Nëse e doni me të vërtetë punën tuaj, mund të jetë jashtëzakonisht e dobishme për gjendjen tuaj mendore të kaloni disa momente duke evidentuar ngjarjet e ditës në punë. Po ashtu edhe ndikimin që kanë pasur tek ju. Kjo gjë ofron një mundësi për të reflektuar dhe vlerësuar ngjarjet ose situatat ndër personale. Gjithashtu krijon një gjurmë emocionale për të eksploruar më vonë. Kështu ju identifikoni në mënyrë retrospektive nëse gjërat po ndryshojnë, për të mirë ose për të keq.
Hani ushqim të shëndetshëm Mundohuni të ushqeheni shëndetshëm të paktën në një vakt të ditës. Nga ajo do të varet jo vetëm shëndeti juaj, por edhe performanca që mund të tregoni në punë.Kujdesuni që të konsumoni sa më shumë pemë dhe perime të papërpunuara dhe të pini të paktën dy litra ujë në ditë.
Praktiko teknika relaksimi Eksploro mundësitë e relaksimit para se të shkoni në punë, qysh në mëngjes, pastaj në drekë ose pas darkës. Duke praktikuar meditimin ju do të vëreni rezultate pozitive çdo ditë tek vetja dhe puna që bëni. Përfitimet psikologjike dhe mentale nga të praktikuarit meditim hetohen shumë lehtë. Dhe, mos e harroni trurin. Truri është një muskul, si çdo muskul tjetër në trup dhe mund të aktivizohet nga meditimi. Kërko mbi guida meditimi ose për ndonjë kurs të Yoga-s afër zyrës tuaj ose online.