Sot, dy binjakët më të njohur të showbiz-it shqiptar, Romeo dhe Donald Veshaj festojnë ditëlindjen. Menjëherë sapo ka hyrë mesnata, për dy aktorët kanë vërshuar urimet nga miqtë e kolegët, për t’ia shtuar djemve gëzimin e kësaj dite. Me rastin e ditëlindjes, vetë Romeo i bëri një urim të bukur forcës së tij, Donaldit, duke shkruar krahas fotove së bashku: “Asnjehere vetem! Gjithmone bashke! Edhe 100 vjec forca ime! ❤️ “
Së bashku me familjen e tyre të bukur ndodhej edhe gjysma e Romeos, Jonida Maliqi. Aktori ndau në InstaStory një foto me partneren e tij, krahas së cilës shkruante: “Me amoren për ditëlindje” Mirëpo siç e dini, Donaldi dhe Bora Zemani i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre pak kohë më parë, ndaj moderatorja nuk ishte e pranishme në festën e sotme.
Në fakt, ajo i ka uruar djemtë në një koment në postimin e Romeos në Instagram, ku ka shkruar:
“Familja e bukur! Edhe 100 vite çunaaaa”
Me këtë koment, ajo la të kuptohet se megjithëse s’është më me Donaldin, dyshja është ndarë paqësisht dhe mes tyre s’ka aspak hatërmbetje. Ndërkohë, ne po kryqëzojmë gishtat që Donaldi dhe Bora të bashkohen sërish!