Këto kasaforta high tech, janë vendi ku mbahet parmesani më i mirë në botë. Në rajonin italian të Emilia Romagna-s, prodhuesit e marrin me qera bankën e djathit për të mbrojtur thesarin e tyre nga hajdutët dhe mosha, në kasafortat ku kontrollohet temperatura dhe të pajisura me alarme, kamera me rreze infra të kuqe dhe pajisje anti sizmike.
Rajoni në veri të italisë, është i vetmi në botë që mund të përdorë ligjërisht emrin Parmigiano Reggiano. Dhe nuk habit aspak fakti që djathi i fortë, i tharë për kohë të gjatë, i bërë me qumësht të skremuar, të jetë i lakmueshëm. “Vlera totale e djathit që ne kemi këtu është mes 120 deri në 13 milionë euro”, shpjegon Roberto Frignani, drejtor i bankës CREDEM.Ari i ngrënshëm është vënë në shënjestër nga hajdutët shumë shpesh pasi cdo rrotull djathi vlen mbi 400 euro.
Punonjësit e bankës, luajnë ndërkohë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e tij në kushte optimale. Temperatura nuk duhet të kalojë 20 gradët, por nuk mund të jetë as shumë ftohtë po ashtu. Idealja është mes 16 dhe 18 gradëve. Lagështia po ashtu duhet të jetë e lartë, por jo shumë në mënyrë që parmesani të mund të marrë frymë dhe të largojë yndyrnat. E me një cmim të tillë të lartë, për shkak të kohës së gjatë që i duhet për tu maturuar, që mund të variojë nga një në tre vjet, mund të thuhet me plot gojën se djathi parmesan është një nga ushqimet më të shtrenjta në botë.