Donald Trump pretendon së fundmi se krijimi i një ‘mentaliteti të tufës’ do të bëjë që koronavirusi të zhduket. Presidenti i Shteteve të Bashkuara bëri lapusin në një program televiziv të martën, teksa e kishte fjalën për ‘imunitetin e tufës’, që rrjedhimisht krijohet pas prekjes së një numri të konsiderueshëm subjektesh. Duke folur me gazetarin e ABC News, George Stephanopoulos ai tha: “Ai mund të largohet edhe pa vaksinën George, por sigurisht largohet shumë më shpejt me të”. Kur u pyet të shpjegojë komentin e tij, Trump tha: “Sigurisht për një periudhë të caktuar kohore, ai do të kalojë me kohën … Stephanopoulos ndërhyri duke thënë: “Edhe me shumë vde kje të tjera …”

Por Trump nuk u vuri veshin komentit dhe vazhdoi: “Dhe gjithashtu duhet të krijojmë një mentalitet si të tufës, imunitet të përbashkët. Por me vaksinën besoj se do të largohet shumë shpejt. Imuniteti i tufës bën që virusi të përhapet i pakontrolluar në popullatë. Pasi të ketë prekur një përqindje të njerëzve ai do të vdesë vetë. Britania e ka provuar të zgjidhte imunitetin e tufës ndaj koronavirusit dhe llogariste se për të arritur këtë do të duhet që të prekeshin rreth 60 përqind e saj”.

“Por qeveria më vonë ndryshoi kurs dhe zgjodhi rrugën e karantinës së ashpër, pasi një prej modeleve parashikonte se imuniteti i tufës mund të shkaktonte rreth 500,000 vd ekje.” Në të njëjtën audiencë presidenti përsëriti pretendimet se vendi do të rikthehet përsëri në normalitet: “Do të rikthehemi, do të rikthehemi George, unë dua të shikoj ndeshje futbolli …Nuk po përpiqem të jem i pandershëm, do të jemi në rregull”, tha Trump.