Të gjesh njeriun e jetës është punë e vështirë, por astrologjia me truket e saj arrin të na jap disa tipare të personave që rezultojnë të vërteta në afatgjatë. Të gjitha shenjat e zodiakut kanë veçantinë e tyre, por kur vjen puna për të gjetur “grua për shtëpi” ose “burrë për shtëpi”, astrologjia ja vë gishtin Gaforres. Më tej gjeni një përshkrim më të detajuar të kësaj shenje dhe ca arsye përse do ju bëj të jetoni si në ëndërr. Simboli i Gaforres në Zodiak përfaqëson gjoksin, nënën, këmbët e gaforres dhe emocionet.
Personat e kësaj shenje kanë natyrë komplekse. Janë të dashur, intuitiv dhe të dhënë pas familjes por në të njëjtën kohë ngrihen për atë që ju takojnë, dëshirojnë të arrijnë shumë në jetë dhe nuk e mendojnë dot që mos të kenë një karrierë, dhe shpesh ky polarizim i bën të tjerët ti shohin si të paqendrueshëm, por në fakt ata kërkojnë gjithçka nga jeta. Atyre ju pëlqejnë e vjetra dhe kjo duket dhe në dashurinë për gjërat antike. Ata respektojnë të gjitha brezat dhe janë shumë të dhënë pas kujtimeve. Ata i pëlqejnë njerëzit dhe përpiqen të jenë gjithmonë pranë dikujt që ka nevojë.
Kjo shenjë do të përcaktohej si agresive-pasive. Ata zgjedhin heshtjen për të treguar që ke bërë diçka për ti mërzitur. Nuk duan të shprehen, preferojnë të jenë të tjerët që të duan të sqarojnë problemin, dhe kur vjen momenti shpërthejnë. Kjo shenjë mban shumë emocione brenda kështu që nuk është e thjeshtë ti kontrolloj, për këtë arsye shpërthen pa e kuptuar dhe menjëherë nëse e cënon aty ku i dhëmb.
Kjo shenjë dashuron marrëdhëniet, madje ka nevojë për një marrëdhënie për tu ndjerë i plotësuar. Ata pëlqejnë të jenë të dashuruar dhe të falin dashuri, gjithashtu janë të mrekulluar nga fëmijët. Vajzat gaforre e mendojnë martesën që kur janë fëmijë. Ato adhurojnë gjithçka që ka të bëjë me familjen, dashurinë e përjetshme, fustanin e bardhë dhe gjithçka vjen pas. Gaforrja ka nevojë për një shpirt binjak, jo një partner kalimtarë. Ka dhe nga ata të kësaj shenjë qe preferojnë marrëdhëniet e ndaluara për shkak të intensitetit që i ofrojnë, por pjesa më e madhe dëshirojnë një marrëdhënie të qëndrueshme, me një njeri që është gjithmonë aty për ta.
Kur vjen çështja tek karriera kjo shenjë do të shkëlqente në fushën e arkitekturës, mjekësisë, mësimdhënies. Psikologjisë së fëmijëve, konsulent çiftesh, menaxhim restorantesh, histori, arkeologji. Nëse punoni për një Gaforre, duhet të jeni të përgatitur të jepni gjithçka që keni. Kjo shenjë dëshiron të ketë një familje edhe në punë. Ata duan lidhje të forta dhe një atmosferë pozitive. Nëse kërkon ndihmë thuaje, shefi yt do të bëjë të pamundur të të ndihmojë, ke një kritik, thuaje në sy, por asnjëherë pas shpine, një Gaforre e ndjen menjëherë tradhëtine.
Persona të famshëm të kësaj shenje: Kevin Bacon, Meryl Streep, Frida Kahlo, Lindsay Lohan, Tom Cruise, Tom Hanks, Dalai Lama, Rembrandt, Gisele Bundchen, Ernes Hemingëay, Princess Diana, Robin Williams.