DPSHTRR ka njoftuar punimet për ambjentet e reja të degës në Shkodër. Investimi, tërësisht me fondet e vetë DPSHTRR, nisi me blerjen e truallit dhe objektit të ri administrativtë DRSHTRR Shkodër, transferimin prej zyrave të vjetra ku ishim me vite qiraxhinj.
Postimi i plotë:
Shkodra loke më në fund do ketë një qendër rajonale shërbimesh të transportit rrugor dinjitoze!??♂️?⚒ Vijon puna për ambientet e jashtme (5590 m2 ndërhyrje), sistemime, oborrin e vendparkimet, kanalizimet e drenazhimet, kapanonin e zyrat e reja për Kontrollin Fizik (+ 140 m2), instalime e rrjet, ndriçim e gjelbërim, brandim e sinjalistikë! Investimi, tërësisht me fondet e vetë DPSHTRR, nisi me blerjen e truallit (5590 m2) dhe objektit të ri administrativ (2 kate x 391 m2 = 782 m2) të DRSHTRR Shkodër, transferimin prej zyrave të vjetra ku ishim me vite qiraxhinj (nguc, pa asnjë ambient shërbimi jashtë e me kosto ~ 1,000,000 Lekë të reja/muaj!)! Vëmendje për 76.256 drejtues mjetesh, 43,815 mjete të rregjistruara, 132,906 shërbime në 2019-ën! ??✌️ #NewDRSHTRRShkodër #PunëJoFjalë #TëArdhuratRiinvestohen #Mirëadministrimi #RevolucioniDPSHTRR #MIE #EuropaKëtu #PunëInvestime #ShërbimeCilësore #GjithëVëmendjaTeQytetarët #Rilindje #AutomotorizimiShqiptar #ShqipëriaQëDuam ??