Instiktivisht të gjithë jemi bërë të kujdesshëm kur prekim sende apo vende të caktuara. Dhe kjo ka ardhur pikërisht pas pandemisë Covid-19, virus i cili më së shumti përhapet përmes kontaktit me duar. Më poshtë po ju rendisim disa sende apo vende ku duhet të tregoni kujdes përpara se të prekni.
Dorezat e dyerve
Mundohuni që të shmangni prekjen me dorë të bravave të dyerve. Për ta hapur dhe mbyllur derën përdorni më mirë krahun.
Karrocat e supermarketeve
Janë vërtet një “çerdhe” për bakteret pasi preken nga shumë persona. Shmangni prekjen e tyre ose fshijini ato me alkool përpara se t’i përdorni.
Butonat e ashensorëve
Gjithashtu një burim i madh mikrobesh ndaj bëni kujdes kur i prekni. Pastroni duart menjëherë dhe mos prekni fytyrën.
Paratë
Siç është thënë edhe nga ekspertët tashmë, paratë janë një burim infeksioni ndaj bëni shumë kujdes me to.
Telefoni dhe çanta
Të dyja për përdorim të përditëshëm për shumë njerëz, por me një rrezik për shpërndarjen e Covid-19 apo të mikrobeve të tjera në trupin tuaj.