Dashi Pse çdo person me të cilin takoheni kërkon të futet në debat e madje të ashpër me ju? Pa marrë parasysh se cila është përgjigjja, këshilloheni që të shmangni të gjitha llojet e konfrontimeve, veçanërisht në fundjavë.

Demi Lidhja e Diellit dhe Plutonit ju bën më energjikë dhe nëse tregoheni i zgjuar do ta përdorni atë energji për të përfunduar një projekt që do duhej të ishte përfunduar kohë më parë. Ky mund të jetë shansi juaj i fundit.

Binjakët Do ju duhet të shmangni debatet me njerëz të vështirë për probleme të vogla në mënyrë që ta koloni mirë ditën. Fakti është se keni gjëra të rëndësishme për të bërë dhe nuk mund t’ia lejoni vetes harxhimin e kohës dhe energjisë me budallallëqe.

Gaforrja Nuk keni mangësi në aftësitë komunikuese, por duhet të siguroheni t’i përdorni ato në mënyrë të zgjuar. Mbi të gjitha ju duhet të bëni kujdes të mos u jepni kundërshtarëve informacion që mund ta përdorin kundër jush.

Luani Këshilloheni shumë të kujdeseni që të mbani edhe një sy pas kësaj dite, sepse përreth do të keni njerëz që pëlqejnë t’ju provokojnë dhe t’ju bëjnë të bëni gjëra që të dukeni keq. Përballoni provokimet.

Virgjëresha Ato çfarë do të ndodhin në ditët në vijim do të jenë kulminimi i të gjitha mendimeve dhe përpjekjeve që keni bërë për të përmirësuar veten përgjatë vitit të fundit. Udhëhiquni nga mendimet dhe mos u frikësoni t’ia nisni një rruge krejtësisht të re.

Peshorja Nuk keni pse të rrezikoni, por megjithatë do ta bëni. Lidhja e Diell-Pluton do ju inkurajojë të rrezikoni edhe më shumë, veçanërisht në punë.

Akrepi Ju duket sikur jeni me shumë fat aktualisht, por nuk do të mendoni në të njëjtën mënyrë në ditët e ardhshme. Ruani qetësinë dhe planifikoni projekte të ndryshme.

Shigjetari Keni tendencën t’i tregoni botës se sa i fortë jeni, por nuk pse e bëni këtë për të ecur përpara në rrugën tuaj. Drejt sukseseve mund të arrini edhe me më pak dëshirë për t’u dukur.

Bricjapi Mos vizitoni të njëjtat vende të vjetra dhe të shpenzoni kohë me të njëjtat fytyra të vjetra – provoni të udhëtoni pak më shumë se zakonisht. Jeni më i lumtur kur jeni në lëvizje.

Ujori Duhet të jeni plotësisht i bindur mbi ato që jeni në gjendje të bëni para se të merrni angazhime të reja. Mund të keni shumë vetëbesim, por planetet ju këshillojnë se disa situata janë më mirë të shmangen.

Peshqit Lidhja mes Diellit dhe Plutonit do ta bëjë më të lehtë për ju të besoni se mund të merrni botën përballë dhe të fitoni. Pa dyshim që mundeni, por pse të merrni një rrezik të tillë, kur mund të shfrytëzoni edhe njerëzit e tjerë.