Ndër vite, jeta sociale ka ndryshuar, por, ndryshimin më të shpejtë në stilin e saj e ka pësuar gjatë shekullit të XXI, me masivizimin e internetit dhe teknologjisë në jetën e përditshme. Megjithatë, lehtësimet që ka sjellë përdorimi i teknologjisë, kanë ardhur edhe me sfida apo dilema që na kanë bërë të reflektojmë: A ishte ky zhvillimi drejt të cilit duhet të shkojmë?! Kjo dilemë vjen pasi ekspozimi ndaj ekraneve dhe varësia ndaj prezencës tonë në rrjet, sa vjen e rritet duke shkaktuar alienizimin e njerëzve nga jeta reale, fizike.
Në këto mendime e dilema është vënë edhe Klea Huta mbrëmjen e djeshme, e cila ka publikuar këtë foto në Instastory, ku shkruan: Kjo fotoja nuk e di çfarë përmban, por e ardhmja më duket shumë e trishtë. Shokët e ngushtë të nipërve dhe mbesave të mia më duket sikur do jenë robotër! Dhe distancimi social ka nisur prej vitesh, s’e kuptoj propagandën e Covid-19 E në fakt dilema të tilla na kaplojnë të gjithëve pasi megjithëse teknologjia është një fushë mahnitëse, njerëzit kanë treguar se po e keqkuptojnë dhe po e keqpërdorin atë.