Ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur nga prokuroria për të dëshmuar për vr a jen e Azem Hajdarit, e cilësuar edhe si v r a sja e shekullit. Thirrja e ish-kryeministrit vjen në një moment kyç, pasi gjykata pe nale e Tiranës rinisi nga e para pas më shumë se dy dekadash procesin ndaj Izet Haxhisë të dë nuar për vr as jen e ish-deputetit demokrat në vitin 1998.
Por teksa u pyet në një lidhje live me gazetarin Blendi Fevziu në emisionin OPINION se a do marrë pjesë në gjyqin për vr as jen e Hajdarit, ish-kryeministrit iu dridh zëri, ndërsa tha se ky është një proces politik. Sipas tij, hapja e një procesi që i ka kaluar të gjitha shkallët përfshirë dhe gjykatën e Strazburgut është politike dhe e organizuar nga Rama.
“Unë e kam kryer detyrën time. Unë kam dhënë një dëshmi që ka qenë shteruese për ato që kam ditur. Kjo e dyta është politike. Edi Rama ha km erret për Nexhmie Hoxhën. Kjo bëhet për të nxjerrë jashtë v ra së it, Jaho Salihin, për të nxjerr jashtë pjesëmarrësin në vr a sje, Izet Haxhiun. Të hapësh një proces i cili i ka kaluar të gjitha shkallët përfshirë dhe gjykatën e Strazburgut, kjo është politike. Se ek zek utorët janë të gjithë të dë nuar. Cili është porositësi, është shteti, Fatos Klosi.”, tha ish-kryeministri në OPINION. Tema/