Këngëtarja Morena Taraku është një nga më të përfolurat në mediat rozë për shkak të skandaleve në të cilat është përfshirë. Prej kohësh Morena përflitet se është në një lidhje dashurie mirëpo asnjëherë nuk e ka bërë me dije se kush është ai që i ka rrëmbyer zemrën. Ditën e djeshme, bukuroshja ka postuar në Instagram surprizën që i ka bërë djali misterioz.
Në foto shfaqej një buqetë shumë e madhe me trëndafila të kuq, brenda të cilëve ishte formuar një zemër me trëndafila të bardhë. ‘I love you too’ -shkruan Morena në foton e publikuar duke i shprehur dashurinë partnerit.