Shtimi i korsive të dedikuara të biçikletave në Tiranë ka rritur interesin e qytetarëve për të blerë një biçikletë, apo për të parë këtë mjet si mundësi transporti në kryeqytet. Një prej tyre është dhe analisti i njohur Edison Ypi i cili vlerëson nismën e marrë nga Bashkia e Tiranës, ndërsa ironizon edhe opozitën e cila i kundërshtoi. “Para dy vitesh të dilje me biçikletë nëpër Tiranë ishte si të d ënoje veten me vde kje.

U duk sikur biçikleta kishte kaluar përgjithmonë në muzeun e arkeologjisë së transportit urban. Tani nëpër korsitë e biçikletave kalojnë mijëra qytetarë mes të cilëve shumë fëmijë. Rroftë Opozita që përmes vërejtjeve konstruktive e detyroi Bashkinë të mos e lërë qytetin të vde si”, shkruan Ypi.