Shqipëria dhe Kosova kanë zgjeruar marrëdhëniet e tyre tregtare në vitet e fundit. Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), eksportet drejt Kosovës gjatë periudhës janar-gusht arritën në 15.1 miliardë lekë, ndërsa importet 5.1 miliardë lekë.
Gjatë kësaj periudhe, referuar të dhënave, Shqipëria ka eksportuar më tepër drejt Kosovës materiale ndërtimi dhe metale. Vlera e eksporteve të këtij grupi llogaritet gati 6.7 miliardë lekë. Po ashtu, Shqipëria ka eksportuar drejt Kosovës, ushqime dhe pije në vlerën e 2.5 miliardë lekëve dhe minerale, lëndë djegës dhe energji elektrike në vlerën e 2.4 miliardë lekëve.
Referuar statistikave, në 10 vitet e fundit eksportet shqiptare drejt Kosovës janë katërfishuar. Gjatë vitit 2019 dinamika pozitive e shkëmbimeve tregtare ka bërë që bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve të arrijë vlerat më të larta të shkëmbimeve në gati 300 milionë euro.