/ Nga Ramir Haderi

Ishte koha nga Tetori 2009 kur brishtesia e Partise Socialiste binte ne sy. Aspak e thjeshtë ajo situatë që do fillonte me nje aksion te gjere politik kunder vjedhjes votes, ku perballe kishim nje pushtet politike nga koka te kembet plot me mercenar te pushtetit at’hershem. Ne nje takim ne lokal diku ne qender te Shkodres sepse Selia e PS ne Shkoder nuk kishte, me therret Saimir Tahiri pasi ishte shpall fitues deputet i Qarkut Tiranes nga nje super organizim qe kishte bere me te rinjte “vullnetaret e bashkimit te ri per ndryshim” dhe nga super fushata ne zone te Kombinatit per te prezantu si te deleguar nga qendra ne organizim per Fressh Elisa Spiropalin.

E kujtoj si sot me dhjetra takime organizime e ardhje ne Shkoder te Elises.
Nuk ishte e lehte te ishe socialist ne Shkoder, biles e veshtire se do perballeshe me nje dhune e persekutim absurd. Elisa vinte ne shkoder kur ne rraheshim nga policia si te majte. Elisa vinte ne shkoder kur ne arrestoheshim ne Shkoder si te majte, kur ne gjykoheshim ne Shkoder me gjyqe politike. Elisa vinte ne Shkoder kur na persekutoheshin prinderit ne administrate dhe kur na i nxirrnin nga zyret si prinderit tane.

Elisa vinte ne Shkoder per te protestuar kur na i thyenin banderolat e fressh-it, per te mbedh qindra te rinje dhe per te organizu Partinë Socialiste. Elisa vinte ne Shkoder per nje mision te qarte dhe idealist, per te c’rrenjos nje sistem te kalbezuar. Elisa ishte modeli parë në PS qe fitoj me nje gare te pastër me votë, kundër çdo klani breda partisë! Ramir Hadëri – ish kryetari i Fressh Shkodër