Ndërsa kreu i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka deklaruar sot se në rast se ai rikthehet në postin e Kryeministrit, nuk do ta respektonte marrëveshjen e arritur në Uashington, i Dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i është përgjigjur përmes një postimi në Twitter
“Një gjë është e sigurt, që Albin Kurti është kundër Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Grenell. “Ai ishte kundër ideve të Obamas, ashtu sic ishte kundër ideve të Bushit”