Ditën e djeshme, këngëtarja Enca Haxhia merakosi ndjekësit e saj në Instagram me disa foto të sajat ku tregonte se kishte pësuar një aksident. Enca kishte thyer këmbën dhe pas thyerjes, kishte kryer një operacion të vështirë. Megjithatë, ajo kishte arritur t’i mblidhte forcat e të dilte përpara fansave të saj, për t’i dhënë kurajo pas gjithë kësaj që i ndodhi. Të shumtë janë personazhet VIP e fansat që kanë mbështetur publikisht këngëtaren, e cila më shumë se kurrë ka nevojë për motivim, ashtu siç po përpiqet të japë edhe vetë.
Mirëpo, një ndjekëse është bezdisur nga fakti që Enca kërkon të duket perfekte edhe me këmbë të thyer, ndaj nuk ia ka kursyer një koment. “Ty te shkuara o enc, por ma shpif fakti qe doni te arrini dhe “perfeksionin” dhe me kembe te thyer. Domethene dhe qerpiku eshte lepire aq mire. Come on giiiiiirl cfare tregon ti me kete, qe kofsha jote ska pike celuliti dhe qe syte e tu skane rrathe te zinj edhe pse semure?! Pse guxojme ti afrohemi aq shume alieneve ? qe jane njesoj dhe mos ti pershtatemi emocioneve. Nuk jam kundra faktit “kujdesi per veten” ama ajo cfare influenconi eshte tmerruese, nderkohe realiteti eshte zhgjenjyes.”
Këtij komenti, Enca nuk vonoi t’i kthejë një përgjigje, duke i dhënë në fakt një mesazh të mirë jo vetëm ndjekëses por edhe të tjerëve që duan ta shohin keq dhe duke vuajtur. “Ne fakt floket i kam top dhe te pakrehura, kam veshur corapet e spitalit, dhe skam pike grimi ne fytyre…ndaj po e marr si kompliment! Mund edhe te kisha postuar kemben e kthyer mbrapsht nga thyerja, ose fotot e grafive, ose foto duke vuajtur nga spitali, por qellimi i ketij posti eshte te motivoj duke shperndare pozitivitet , dhe jo te viktimizohem per simpatine e njerezve ???”- është përgjigjia e këngëtares, e cila përpiqet gjithmonë të inkurajojë femrën.
“Ndonjëherë vërtet mendoj se disa duan thjesht të të shohin keq dhe duke vuajtur. Sa gjynah”- janë fjalët me të cilat Enca shoqëron komentet. Ne i urojmë shërim sa më të shpejtë këngëtares!