Duke kujtuar masakrat e Francës në Algjeri dhe Ruandë, presidenti turk tha se presidenti francez ‘nuk mund të na japë leksione për njerëzimin’. Vërejtjet e Erdoganit erdhën në një simpozium të mbajtur në kryeqytetin e vendit, Ankara. Në një referim të drejtpërdrejtë ndaj presidentit Emmanuel Macron, Erdogan tha: “Ju nuk keni njohuri të historisë. Ju nuk e dini historinë e Francës. Ju nuk mund të na mbani leksione mbi njerëzimin” – shtoi ai, duke kujtuar m a sakrat në Algjeri ku u v r a në rreth 1 milion njerëz dhe në Ruandë ku 800,000 njerëz u v ra në.

“Mos u ngatërroni me Turqinë dhe popullin turk.” – shtoi Erdogan. Më herët të enjten, përpara një samiti të vendeve anëtare të BE-së jugore, Macron tha: “Ne duhet të jemi të ashpër me qeverinë turke dhe jo me popullin turk, i cili meriton më shumë se qeveria Erdogan.”