Facebook ka vendosur të paguajë përdoruesit deri në 120 dollarë nëse çaktivizojnë profilet e tyre në rrjetet social Facebook dhe Instagram disa javë para votimit. E gjitha kjo do të bëhet “për të kuptuar më mirë ndikimin e Facebook dhe Instagram mbi qëndrimet dhe sjelljet kryesore politike gjatë zgjedhjeve të vitit 2020 në SHBA “, siç thekson zëvendës presidenti Nick Clegg.

Nisma nga Facebook është pjesë e një strategjie të ndërmarrë nga platforma pas polemikave mbi votimin e vitit 2016. Ai gjithashtu përfshin kufizimin e spoteve politike në javën para zgjedhjeve amerikane, të njoftuar javen e shkuar. Çaktivizimi i llogarisë së atyre që vendosin të marrin pjesë vullnetarisht në eksperiment është i përkohshëm dhe fillon nga fundi i shtatorit.

Ju do të jeni në gjendje të merrni një maksimum prej 20 $ në javë, për një total maksimal prej $ 120 për të gjithë periudhën e studimit. Kërkimi do të kryhet nga ‘shkencëtarë’ të pavarur të të dhënave dhe rezultatet do të publikohen vitin e ardhshëm, shkruan New York Post i cili pretendon se “200,000 deri 400,000 njerëz mund të marrin pjesë”. Disa pjesëmarrës të mundshëm do të shohin një njoftim në Facebook ose Instagram duke i ftuar ata të marrin pjesë në studim.