Vazhdon puna për rindërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit. Kryeministri Edi Rama ka postuar videon me pamjet e ndërtimit të banesës së familjes Hoxha.

Rama në profilin e tij në Facebook shkruan se puna për rindërtimin do të vazhdojë javë pas jave, e muaj pas muaji në mënyrë që gëzimin e familjes Hoxha që u bë më shtëpi të re, ta kenë edhe familjet e tjera të dëmtuara.

Postimi i plotë i Ramës:

MIRËMËNGJES ?
dhe me gëzimin e familjes Hoxha që u kthye në shtëpi të re, më të bukur e më të fortë, pas asaj nate tragjike të 26 nëntorit, kur u rrafshua krejt shtëpia e dëmtuar rëndë në 21 shtator, e me kënaqësinë e qindra gëzimeve të tilla që do të pasojnë javë pas jave dhe muaj pas muaji, për t’u bërë po aq mijë sa familjet e kthyera në shtëpi, ju uroj një ditë të mbarë?