Lazio janë kthyer në Ligën e Kampionëve pas 13 viteve dhe kanë prezantuar fanellën e re për trofeun më të çmueshëm europian. “Aquile”, të cilët përfunduan në vendin e katër në Serie A gjatë sezonit 2019/20, kanë prezantuar fanellën që i dedikohet Ligës së Kampionëve.
Fanella ka një vijë të zezë në krah që është e kufizuar me shirita të artë, që gjenden po ashtu në krah. Portieri i ri Pepe Reina dhe mesfushori brazilian Lucas Leiva kanë prezantuar fanellën e re të Lazio që do të vishet gjatë Ligës së Kampionëve për sezonin 2020-21.