Luana Vjollca ka pritur ditëlindjen me një super surprizë të organizuar në mesnatë. Moderatorja ka publikuar një foto ku shfaqet në mesin e dekorimeve dhe buqetave gjigante me lule, enkas për ditëlindjen e saj të 29. Gjithçka është organizuar në taracën e shtëpisë së moderatores, ku duket e gjithë Tirana në pëllëmbë të dorës.
Luana shfaqet e veshur me pizhama dhe pa grim, çka tregon se ka qenë një festë surprizë dhe e mbajtur sekret. Tullumbace rozë, një tortë me një kukull bjonde që supozohet të jetë Luana duke bërë foto, shampanjë dhe lule pa fund shohim në fotot e publikuara nga moderatorja, e cila ka marrë me qindra urime. Nuk e dimë se kush është autori i kësaj surprizë, por në sfond dëgjojmë zërin e Marinës, e cila ndodhet pranë motrës në këto momente speciale. “Je gati për dëshirën”, e pyet Marina Luanën para se kjo e fundit të lëshojë tullumbacet në ajër!