Festivali i dhjetë i Filmit Ballkanik dhe kulinarisë startoi mbrëmjen e se dielës në Pogradec. Mbi 40 filma me metrazh te shkurtër dhe jo vetëm, nga Greqia, Mali i Zi, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të shfaqen për publikun për pesë ditë me radhë. Ky festival është një hap më tej për kinematografinë dhe qyteti bregliqenor do të jetë për një javë nga data 13-17 shtator kryeqendra e kinematografisë ballkanike.

Eventi, i cili tashmë është kthyer në traditë, këtë vit do të zhvillohet në masat e respektimit të protokolleve të sigurisë ndaj Covid-19. Ai synon evidentimin e arritjeve të kinemasë bashkëkohore ballkanase si dhe krijimin e hapësirave për të ndërvepruar midis kineastëve. Por festivali bëhet më interesant nga kulinaria ballkanike. Te gjitha vendet pjesëmarrëse përfaqësohen ne ketë festival edhe përmes specialitetit të tyre në artin e kuzhinës.