Viti 2020 është viti me mbështetjen më të lartë për blegtorinë që prej vitit 2012. Plot 727 milionë lekë nga buxhetit i shtetit janë dhënë për 3 754 fermerë.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi bëri të ditur se do të vijojë mbështetja për këtë sektor kaq të rëndësishëm, duke rritur fondin dhe duke e shtrirë skemën e subvencionimit për tufën bazë përgjatë 3 viteve të ardhshme.
“Financimet ndër vite për sektorin e blegtorisë janë rritur nga viti 2012 me 259%, duke arritur sot vlerën e 727 milionë lekëve. Më shumë se 3.6 miliardë lekë janë shpërndarë gjatë 8 viteve të fundit, te mbi 21 589 fermerë që merren me blegtori”, deklaroi ministri.