Nuk e dimë se cilat dhurata ju pëlqejnë juve më shumë, por Fjoralba Ponari bën pjesë te grupi i gocave që përlqejnë gjëra simbolike, prsa në dukje të vogla por me domethënie e dashuri të madhe. Këtë na e ka treguar mbrëmjen e djeshme, kur në një bashkëbisedim me fansat është pyetur rreth dhuratës më të bukur emocionale që ka marrë.
Moderatorja ka shpërndarë një video ku shihet një kuti me mesazhe për të, ku thuhet se është një grua e fortë, që di se çfarë do dhe i arrin gjithmonë ato që do.
Por, moderatorja nuk na ka zbuluar se nga kush e ka dhuratën, mirëpo të gjithëve na shkoi mendja tek një person: i dashuri i saj. Kujtojmë se javën e kaluar bëri xhiron e rrjetit lajmi se moderatorja ishte prej disa kohësh në një lidhje dashurie me një sportist të quajtur Françesko. Në rrjet u përhapën me shpejtësi fotot e tij, si dhe u bë e ditur se Françesko është jo vetëm atlet në sportin e xhudos në Tiranë, por edhe inxhinier softëare.