Kryebashkiaku Veliaj është një ndër politikanët që e përdor më së shumti biçikletën. Sikurse mund të shihni edhe nga kjo foto e realizuar sot, kryebashkiaku Erion Veliaj është fotografuar në orët e para të mëngjesit në Bulevardin Dëshmorët e Kombit duke shkuar për në punë me biçikletë.

Me këmishë dhe atlete, kryebashkiaku Veliaj ecën i pashqetësuar në korsinë e biçikletave. Që me ardhjen në krye të Bashkisë së Tiranës, një nga nismat e tij ka qenë dhe krijimi i një rrjeti sa më të madh të korsive të dedikuara për biçikletat. Edhe pse fillimisht ishte një ndër nismat më të debatuara, rezultoi se po e kthen qytetin në një dimension njerëzor. Shumë njerëz të njohur e kanë kthyer së fundmi biçikletën një mjet të zakonshëm për të lëvizur në kryeqytet, favorizuar edhe nga korsitë e biçikletave që janë thuajse në çdo pjesë të qytetit.