Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ndahet lajme fakenews me postimet në rrjetet sociale. Në Facebook i tij, Berisha ka postuar një video ku jepen dy anëtarë të PS-së, që i përkasin zonës së Dibrës që grisin teserat e Partisë Socialiste, duke iu bashkuar Partisë Demokratike. Edhe pse nuk dihet vërtetësia e videos, kohës që i përket, Berisha në postimin e tij shprehet se socialistët e thjeshtë po e braktisin PS-në dhe se po i bashkohen PD-së.

Por nga një hulumtim i thjeshtë rezulton se një person që gris teserën është Bashkim Murati, anëtar demokrat, e këtë Berisha e bën për t’i hedhur hi syve. Madje, Murati është personi që ka dalë edhe në foto me kryedemokratin Lulzim Basha, që duket se janë gjatë fushatës elektorale. Pas këtij postimi, menjëherë portalet që i ka në pronësi Berisha kanë nxituar t’i japim jehonë këtij lajmi të “bujshëm”. Nuk është hera e parë që Berisha poston lajme të tillë “Fake News”. I tillë ishte edhe postimi i tmerrshëm për gjoja atentatin me armë që iu bë në autostradën Tiranë-Durrës, kreut të Fondacioni Besa.

Postimi i bërë më 16 gusht terrorizoi familjarët, ndërsa vetë Bajram Muça drejtori i Fondacionit do ta mohonte një lajm të tillë. I gjendur përballë këtij “fake news”, Berisha e fshiu menjëherë postimin e tmerrshëm, duke u bërë qesharak.