Është padyshim një ndër personazhet publik më të komentuar. Anxhelina Hadërgjonaj merr gjithmonë vëmendjen e të gjithëve me fotot provokative që ndan në rrjete sociale. Prej shumë vitesh është distancuar nga muzika, por tashmë ka ardhur koha që të rikthehet më fuqishëm se kurrë.
Këngëtarja e njohur shqiptare e cila jeton prej vitesh në SHBA, ka postuar një foto në rrjete sociale, krahas së cilës shkruan: “Stars align, stars align for you and I, You and I if we try it’s do or die.“, duke nënkuptuar kështu se këto vargje do të jenë pjesë e tekstit të këngës.
Projektin e saj e ka konfirmuar edhe e ëma, Albëria, e cila ka komentuar në postimin e së bijës, teksa shkruan: “Mezi po pres që ta dëgjoni këtë këngë së shpejti”. Si duket kënga do të jetë në gjuhën angleze, megjithatë këngëtarja nuk ka dhënë detaje se kur pritet të publikohet.