Avioni i të ardhmes, me një formë të veçantë në formë V-je, ka kryer fluturimin e parë me sukses, duke i hapur rrugë një projekti që pritet të sjellë ulje të kostove të fluturimit. Avioni me formë të veçantë mendohet që do të rrisë efiçencën e fluturimeve civile, pasi do të mund të mbajë shumë më tepër pasagjerë në krahët e tij, ndërsa ekspertët thonë se forma aerodinamike si V do të ulë me 20% konsumin e karburantit.
Ekspertët testuan një model të zvogëluar, me peshë 22,5 kg dhe 3 metra gjatësi, të zhvilluar në Universitetin e Teknologjisë Delft në Holandë dhe kompaninë partnere KLM. Modeli i zvogëluar u ngrit në fluturim dhe arriti një shpejtësi deri në 80 km/h, ndërsa parametrat e tjerë ishin të gjithë brenda niveleve të paracaktuara. Megjithatë ka ende punë deri në ngritjen në fluturim të modelit final, me udhëtarë brenda. Problemi i vetëm që hasën shkencëtarët që po punojnë me projektin ishte ulje, e cila nuk ishte e stabilizuar aq sa duhej, të paktën për momentin.