Ajo që ka ndodhur në faqen e Manchester City-t në internet është me të vërtetë e pabesueshme. Klubi i Pep Guardiola-s, në fakt, ka zyrtarizuar blerjen e Ruben Dias, i marrë nga Benfica për 68 milionë euro. Megjithatë, në fund të lajmit janë shfaqur dy linqe që u jepnin mundësinë tifozëve t’i bënin pyetje blerjes së re dhe të fitonin fanellën (atë me numrin 3, të zgjedhur nga Dias) me autograf.
Problemi është se të dy linqet të dërgonin te një futbollist tjetër, mbrojtësi i Napoli-t, Kalidou Koulibaly, prej kohësh në shënjestrën e Qytetarëve.Ndoshta lajmi për blerjen e Koulibaly ka qenë i përgatitur më parë, por më pas negociatat janë komplikuar dhe operacioni ka dështuar. Gafa ka qëndruar për disa minuta e online dhe bota e internetit nuk ka falur. Gabimi është bërë menjëherë viral.