Gareth Bale tashmë mund të ketë arritur në Londër, edhe pse ende nuk ka imazhe. Në mëngjesin e së premtes, ai u pa në aeroportin e Madridit, rrugës për Angli ku do të kompletojë transferimin te Tottenhamin.

Interesante është një gjë, që ka pushtuar gjitha mediat në Angli. Në orën 13:52, është bërë rezervim në një fushë golfi mes Gareth Bale dhe Daniel Levy. ‘El Chiringuito’ raporton kjo fushë të jetë vetëm 10 kilometra larg qendrës stërvitore të Tottenhamit.