Në fillim të kësaj vere, Gigi Hadid ndau me ndjekësit e saj në Instagram foto të hollësishme të apartamentit të saj NoHo në New York, për të cilin shpenzoi një vit duke u dekoruar. Gigi postoi dje një Story në Instagram një foto duke na treguar disa detaje nga dhoma e vajzës së saj, ku shihet një abazhur tepër i veçantë dhe një pikturë nga shoqja e saj Austyn Weiner, sigurisht si dhuratë për pjesëtaren më të re të familjes.
“Nga tezja e saj”– ka shkruar super modelja krah fotos.
Pak ditë më parë Gigi postoi gjithashtu një foto tjetër të vajzën e saj, duke na treguar batanijen rozë të punuar me dorë nga Taylor Swift, si edhe rrobat e bardha nga “Versace”, dhuratë nga stilistja italiane. Ngjyrat e ngrohta të dhomës duket se plotësojnë pjesën tjetër të dekorit të banesës së çiftit, gjë që mund të shihet në postimin e saj në Instagram të publikuar në korrik.
Ajo shkroi në atë kohë:“Kalova gjithë vitin duke hartuar dhe kuruar projektin tim që e kisha me shumë pasion / spotin e ëndrrave. Sigurisht që të gjitha përfunduan para karantinës …. por unë jam e emocionuar për kohën që do të kalojë duke shijuar të gjitha qoshet e veçanta që janë bërë me ndihmën e disa prej krijuesve të mi të preferuar, të cilët përqafuan idetë e mia dhe nuk më quajtën të çmendur. Mirënjohëse për të gjithë “. Pak ditë më parë “E!Online” tregoi detaje mbi ditët e para të Zayn dhe Gigi me vajzën e tyre, duke shkruar:
“Gigi është në qiell të shtatë dhe nuk mund ta besojë se ata u bënë me një engjëll. Ajo është me të vërtetë kaq e dashuruar dhe ka pasur shumë momente emocionuese teksa kujdeset për vajzën e saj të vogël.” Më tej thuhej se nëna e modeles, Yolanda ka qëndruar me çiftin duke i ndihmuar ata ditë e natë. “Ajo po planifikon të qëndrojë me ta për një kohë dhe të gjithë duan të kthehen në fermë [në Pensilvani] në një moment të dytë.” tha burimi. Gigi dhe Zayn pushtuan rrjetin javën që lamë pas,teksa ndanë dy fotografi të dorës së vajzës së tyre me Zayn, duke shtuar se ajo kishte lindur në fundjavë.
Babi Zayn ishte i pari që dha super lajmin në Instagram, duke shkruar: “Vajza jonë është këtu, e shëndetshme dhe e bukur. Të provosh të shprehësh me fjalë se si po ndihem tani do të ishte e pamundur. Dashuria që ndiej për këtë njeri të vogël është përtej kuptimit tim. Mirënjohës që e njoh dhe krenar për ta quajtur timen dhe mirënjohës për jetën që do të kemi së bashku”.
Disa minuta më vonë, Gigi ndau një tjetër foto të bukur të dorës së vajzës së saj dhe Zayn, duke shkruar: “Vajza jonë u bashkua me ne në tokë këtë fundjavë dhe ajo tashmë ka ndryshuar botën tonë. Kam rënë në dashuri”. Ky është fëmija i parë për modelen 25 vjeçare dhe ish-pjesëtarin e One Direction. Ata konfirmuan lajmet e shtatzënisë në prill pas disa javësh spekulimesh. Dy yjet me famë botërore filluan të takoheshin për herë të parë pasi u takuan në një mbrëmje pas shfaqjes së Victoria’s Secret në New York në nëntor 2015.
Sidoqoftë, në mars 2018, çifti zbuloi se kishin vendosur të ndaheshin pas më shumë se dy vitesh së bashku. Megjithatë, u rikthyen sërish në krahët e njëri-tjetrin disa muaj më vonë dhe ja ku janë më të lumtur se kurrë.