Kancelarja gjermane, Angela Merkel parashikon pritjen e 1 500 migrantëve, aktualisht në ishujt e Greqisë pas zjarreve në kampin e Morias në Lesbos, bënë të ditur burime qeveritare.
Bëhet fjalë për familje me fëmijë që janë njohur si refugjatë nga autoritetet greke, theksoi ky burim, ndërkohë që Berlini kishte parashikuar marrjen në ngarkim të 100-150 minorenëve të evakuar nga kampi i Morias, në kuadër të një iniciative franko-gjermane.