Zhvillime të reja mësohen nga gjyqi i Izet Haxhisë, i cili po ndiqet në Gjykatën Penale të Tiranës. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se Prokuroria ka kërkuar thirrjen e 10 dëshmitarëve, për të hedhur dritë mbi vra.sjen e Azem Hajdarit. Në mesin e tyre është edhe ish-kryeministri Sali Berisha, Ylli Rakipi dhe Jaho Mulosmani.

Ndërkohë në seancën e radhës, mbrojtja e Izet Haxhisë pritet të paraqesë kërkesë në gjykatë për thirrjen si të pandehur të Sali Berishës, Jaho Mulosmanit, Zenel Nezës, dy motrat Aishe e Zylfie Haklaj, si dhe plakun e Haklajve, Muharrem Haklaj.

Mbrojtja do kërkoj edhe një material audio regjistrimi mes Fatmir Haklajt dhe Muharrem Haklajt, përmes së cilit pretendohet të arrihet në pafajësinë e Izet Haxhisë.

Izet Haxhia ka qenë truproja i parë i Sali Berishës, njeriut që ka drejtuar më shumë Shqipërinë që nga viti 1992. I ardhur nga Tropoja për të studiuar mjekësi, Haxhia, i la ato në mes duke u shndërruar në një nga njerëzit e afërt të ish-kryeministrit.