Për 21 vite është diskutuar për simbolizëm, presidenti Trump mendoi se ishte koha e duhur për të krijuar një bashkëpunim ekonomik mes palëve, në mënyrë të atillë që ta bëhet kalimi nga ekonomia tek normalizimi i marrëdhënieve të punës. Është shprehur kështu emisari Special i Presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell në një intervistë për mediat amerikane .

Duke vënë theksin tek njohja reciproke e Kosovës me Izraelin dhe zhvendosja e ambasadës serbe në Jeruzalem , Grenell e quajti atë një sukses të madh të administratës Trump. “ Serbia do të zhvendosë ambasadën e tij në Jerusalem dhe Kosova de Izraeli do të njohin njëri-tjetrin dhe kjo po e orienton të gjithë rajonin drejt Perëndimit, duke i larguar ata nga influenca ruse dhe kineze. Kjo është një fitore e jashtëzakonshme për Donald Trump”. Diplomati amerikan po ashtu ka thënë se pika ku flitet për Liqenin e Ujmanit ka të bëjë me studimin e fizibilitetit nga qeveria amerikane për të parë mundësitë e shfrytëzimit të ujit për qëllime energjetike.

“Dy shtetet janë pajtuar që t’i zgjerojnë burimet e tyre të energjisë që do të thotë se për Serbinë është shumë e rëndësishme pasi 100 për qind e energjisë së saj vjen nga Rusia dhe ata janë pajtuar që ta zgjerojnë burimin e tyre të energjisë që do të thotë të largohet nga Rusia” Ndërkohë që edhe në faqen zyrtare të ambasadës amerikane është theksuar rëndësia e marrëveshjes së arritur në Washington, qoftë për rajonin apo edhe më gjerë.