Selena Gomez është ish-e dashura e Justin Bieber, The Weeknd dhe Nick Jonas, tre prej emrave super të njohur të showbiz-it të huaj. Mirëpo, këngëtarja beson se të gjithë ish-at e saj mendojnë se ajo është e çmendur. Në një bashkëbisedim me artisten e makeup-it, Nikki-n, teksa i tregonte më shumë për linjën e saj të re të kozmetikës, Selena u hap edhe për jetën private.
Këngëtarja tregoi se të merresh me meshkujt është një punë e madhe sipas saj, madje së fundmi e sheh si “problem”. Situata ka shkuar deri aty sa Selena është e bindur që ka për të mbetur beqare për një kohë shumë të gjatë. “Të gjithë ish-të dashurit e mi mendojnë se unë jam e çm endur, por nuk më intereson. Kam menduar se do të grimohem vetë në dasmën time pastaj kujtohem se kjo nuk do të ndodhë kurrë pasi meshkujt janë një punë e madhe dhe e vështirë”- ka rrëfyer këngëtarja.