Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Ligjeve për të diskutuar nen për nen për draftet e propozuara për listat e hapura. Gjatë mbledhjes Rudina Hajdari ka kërkuar mbylljen e mbledhjes dhe shtyrjen e saj pasi ka kërkuar që të diskutohet fillimisht edhe propozimi i PD-LSI në Këshillin Politik. Por kjo nuk është pranuar nga Gjiknuri duke thënë se në propozimin e PS flitet vetëm për koalicionet dhe jo për listat e hapura dhe pragun elektoral gjë që nuk e pengon diskutimin e sotëm te “Ligjet’.
Diskutimi në seancën
Hajdari: Nesër do kemi një takim. Dhe pas shqyrtimit të propozimit të opozitës jashtëparlamentare. Të jemi në përputhje me gjërat që kemi thënë. Nëse Gjiknuri do të ishte e udhës që ky takim të mos zhvillohej, të mblidhemi pas këshillit politik.
Gjiknuri: Habitem që zonja Hajdari ka ndërruar komplet mendim për KP se dikur s’donte fare të merrte pjesë. Megjithatë për të sqaruar, opozita jashtëparlamentare ka ngritur vetëm një çështje, vetëm për koalicionet. Unë kam thënë ejani flasim për listat, dhe debati për koalicionet për mua është një pikë e mbyllur. Megjithatë nëse palët këtu duan të flasin këtu për koalicionet, që unë mendoj se është vështirë të gjejmë dakordësi e flasim, për mënyrën si ata mendojnë koalicionet. Ky proces do të vijojë këtu, por paralelisht do të vijojë edhe në KP.