Gonzalo Higuain do të prezantohet si lojtari më i ri i Inter Miami. Juventusi e la të lirë ashtu si në rastin e Matuidisë dhe sulmuesi argjentinas do të luajë në MLS.
“Pipita” ka firmosur deri në dhjetorin e 2022 dhe ka arritur një marrëveshje shumë të mirë. Ai do të paguhet 7.5 milionë euro në sezon. Rrogë që nuk i ofrohej në asnjë klub në Europë.
Higuain nuk bënte më pjesë në planet e trajnerit Andrea Pirlo dhe kjo ishte arsyeja kryesore që u largua. Kampionët e Italisë donin ta largonin nga skuadra dhe për shkak të barrës së madhe financiare që kishte.