Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj nënvizoi sot rëndësinë e arsimit profesional në përgatitjen e të rinjve drejt tregut të punës.
Ministrja solli shembullin e Arjola Tabakut, e cila theksoi rëndësinë e arsimit profesional në aftësimin për tregun e punës.
“Jam në vitin e 13-të të shkollës profesionale “Sali Ceka”, dega tekstil konfeksion. Kemi bërë praktikën në një biznes. Shkolla na e zgjedh biznesin dhe ne shkojmë atje për të parë punimet dhe ne të mësohemi me punën. Na ndihmon goxha, sepse po patëm një profesion dihet që mund t’i kesh rrugët e hapura për punë”, tha Arjola.
Arsimi profesional është rruga e sigurt drejt punësimit real, ndaj dhe qeveria shqiptare po mbështet me politika të veçanta kualifikimin e fuqisë punëtore në përputhje me nevojat e tregut të punës.
Aktualisht, numri i nxënësve në 35 shkollat e arsimit profesional në vend është rreth 20 mijë.