Holanda në duart e Frank de Boer. Duket se është ky plani i Federatës Holandeze të Futbollit që, sipas De Telegraaf, ka nisur negociatat me ish-trajnerin e Inter-it dhe Ajax-it. Nga sa kanë bërë të ditur mediat holandeze, Federata Oranje është e vendosur për trajnerin e ri të Holandës. Të gjitha të dhënat çojnë te Frank de Boer, ish-trajner i Inter-it, Ajax-it dhe Atlanta United në MLS.
Federata holandeze duket se ka ndërmend ta zyrtarizojë sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që ta ketë në drejtim të kombëtares për ndeshjet e tetorit të Nations League kundër Bosnjës dhe Italisë.