Astrologia e njohur, Meri Shehu, lidhur me parashikimin e horoskopit për vjeshtën, dhe sidoemos për muajin e parë, shtatorin, u shpreh se kujdes duhet të kemi në datën 21 shtator, pasi këtu mendimet, idetë nuk do gjejnë një zgjidhje, por çështjet shëndetësore, çështjet ligjore do të marrin pak vështirësi, humbje, kontradikta, strese, paqartësira. “Por ajo që dua të theksoj është edhe data 15, ku Afërdita në Luan do të bëjë në katërkëndësh me Uranin në Dem”, tha astrologia. Meri Shehu foli më specifikisht për disa nga shenjat e zodiakut: “Vjeshta ka hyrë me nota të mira romantike se kishim një Hënë të plotë në shenjën e Peshqëve dhe e ndjen fillimin e Shtatorit disi me romantizëm”.

“Këto ditë na ka ndryshuar edhe pak mënyra e të menduarit sepse Mërkuri është futur në Peshore dhe ne duam të gjejmë një lloj ekuilibri me të tjerët në komunikim, në bashkëpunime, në martesë dhe kjo na ka futur në një ritëm të këndshëm, i duam ngjyrat, e duam skenografinë e bukur”. “Afërdita është futur në Luan, kjo do na rrisë më shumë shijet, do duam shije më të veçanta, të shtrenjta, do duam dashurinë ta shijojmë, por kemi ca pikëpyetje dhe ngërçe edhe gjatë Shtatorit që mund të na shoqërojnë gjatë gjithë vjeshtës.

E ftuar te emisioni i pasdites në tv Klan, ajo u pyet nga Rudina Magjistari se cila është data më e rëndësishme që kemi përpara, të cilës duhet t’i kushtojmë vëmendje dhe të mos e harrojmë? “Do jetë data 21,” – tha Meri, – “sepse Mërkuri në shenjën e Peshores do të bëjë një katërkëndësh të vështirë me Plutonin nga Bricjapi. Këtu mendimet, idetë nuk do gjejnë një zgjidhje, çështjet shëndetësore, çështjet ligjore do të marrin pak vështirësi, humbje, kontradikta, strese, paqartësira”.

“Por ajo që dua të theksoj është edhe data 15, ku Afërdita në Luan do të bëjë në katërkëndësh me Uranin në Dem. Kjo do jetë një periudhë e paqëndrueshme në çështjet erotike ose njerëzit që deri në mes të Shtatorit do të duan të jenë të ngopur erotikisht ose të gjejnë diçka të bukur, këtu do vihen në dilema ose do ndjejnë një largësi të papritur nga partneri ose nga partneria”. Lidhur me martesat, mbi parashikimin që rezervojnë yjet, Meri tha: “Edhe një gjë shumë e rëndësishme, Marsi është kthyer që nga dje në shenjën e Dashit i kundërt dhe do na shoqërojë për dy muaj”.

“Por Marsi është edhe planeti arsenik i energjisë mashkullore, por është edhe planeti i energjisë në përgjithësi. Kështu që për këto dy muaj do ndjejmë një mungesë motivimi, një padëshirë për të vepruar ose kur jemi një stacion që duam të bëjmë gjërat por nuk po i bëjmë dot. Për një 2-mujorsh ata që u martuan bënë mirë që u martuan, por ata që duan të martohen prapë ta mendojnë”.