Kryebashkiaku Erion Veliaj ka takuar fëmijët e Ziver Veizit, një prej katër protestuesve të vr arë në protestën paqësore të Partisë Socialiste para kryeministrisë në 21 janar 2011.
Ka qenë Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti, e cila ka postuar një foto në rrjetet sociale së bashku me Anën dhe Klajdin, dy të rinj plot kurajo dhe studentë të shkëlqyer të cilët gjatë kësaj kohe kanë përfituar bursë studimi nga ana e Bashkisë së Tiranës në mënyrë që të ndjekin ëndrrat e tyre.
“Me dy të rinj plot kurajo që humbja e babait nuk i përuli. Ana dhe Klajdi Veizi – studente të shkëlqyer dhe qytetarë të devotshëm të Tiranës tonë tani. E lumtur që @Bashkia Tirane ka ndihmuar me bursat e studimit, suksese për këtë vit akademik, jemi krenare per ju!”, shkruan nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti në Tëitter.
Më 21 janar 2011 katër protestues u vr anë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga plumbat e Gardës së Republikës jashtë rrethimit të kryeministrisë. Pavarësisht kësaj, si ish-ministri i Brendshëm i asaj kohe që e ndoqi ngjarjen nga tarraca e kryeministrisë Lulzim Basha, ashtu dhe kryeministri i asaj kohe Sali Berisha ia hodhën pa u gjykuar.