Kombëtarja shqiptare humbi në sfidën e dytë të Nations League ndaj Lituanisë, një skuadër që prej kohësh nuk e ndjente shijen e suksesit. Ishte një dis fatë që u djeg kuqezinjve por që ishte e merituar duke parë edhe lojën e zhvilluar prej tyre. në konferencën për shtyp trajneri Edy Reja ia dha meritat Lituanisë për mënyrë si u vendos në fushën e lojës, por vuri në dukje edhe diferencat mes skuadrave në gjendjen fizike
Pamë një fushë një tjetër skuadër. Ne e kishim përgatitur mirë ndeshjen e dinim që kishin përballë një skuadër që ishtë shumë më mirë se ne fizikisht dhe na vuri në vështirësi. Nuk arrinim dot të bënim lojën tonë dhe kjo ishte për meritë të Lituanisë. Ne për fat të keq nuk jemi në gjendje optimale fizike sepse lojtarët nuk kanë zhvilluar ndeshje ndërsa në Lituani dhe Bjellorusi kanë filluar kampionatet. Ne i patëm shanset tona, por nuk i shfrytëzuam dhe në momente të tilla duhet edhe pak fat. Janë ndeshje ku duhet të kuptosh se nëse je në veshtirësi nuk duhet të humbasësh, duhet të tregohesh i kujdesshëm, të mos rrezikosh më shumë se c’duhet pasi kur hidhesh në sulm dhe lë hapësira prapa bëhet shumë e vështirë”, tha ai. Ndërkaq qendërmbrojtësi Berat Gjimshiti pranoi që skuadra jonë përfaqësuese ndaj lituanisë zhvilloi një lojë që linte vërtet për të dëshiruar
“Nuk e prisja që skuadra jonë të bënte një ndeshje kaq të dobët, ata që hynë në fushën e lojës bënë mirë. Janë gjëra që ndodhin në futbol;l. duhet pranuar që bëmë gabim. edhe lodhja fizike ndikoi. Lituania ishte një ekip që nuk ka frikë të luajë me topin dhe kjo u pa, nuk e nënvlerësuam si skuadër”, tha ai.