Mesfushori i Barcelonës, Frenkie De Jong, ka folur në lidhje me qëndrimin e Leo Messit te Barcelona. Ai shfaqet shumë i gëzuar për diçka të tillë dhe nuk nguron ta thotë.

“Personalisht jam shumë i gëzuar që ai do të qëndrojë. Messi është lojtari më i mirë në botë dhe fakti që qëndront e Barcelona, më bën të lumtur.

“Nuk kam pasur kontakte me drejtuesit e Barces apo njerëzit që qëndrojnë rreth Messit. Çështja e tyre qëndron mes Leo Messit dhe Barces. Nuk isha aspak dijeni sepse nuk isha në Barcelonë, nuk ka sens të pyesja. Po pres me padurim të rikthehem në klub”, – tha ai.