Në dhjetor të vitit që lamë pas Irkenc Hyka zbuloi për herë të parë se prej 3 vitesh është në një lidhje. I ftuar te “Shiko kush luan”, këngëtari tha se partnerja e tij është 23-vjeç dhe vazhdon masterin.
Deri më sot, identiteti i vajzës në fjalë nuk ishte bërë ende i ditur. Mirëpo “Iconstyle” ka zbuluar se ajo quhet Abi Fregjaj. Dyshja mendohet t’i kenë dhënë fund beqarisë dhe këtë e ka treguar unaza në gishtin e fejesës. Abi ka publikuar në profilin e saj të Instagramit foto të ndryshme krah Irkencit, ku shihen shumë të lumtur me njëri-tjetrin.