Ish-kreu i degës së PD-së, në Kukës ka komentuar procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë të PD-së. Në një postim në rrjetet sociale, Elezi shpjegon atë çfarë po ndodh në lidhje me këtë proces, farsë. Elezi thekson se ndërsa gara pretendohet të zgjedhë më të mirin, në fakt Luli iu thotë shkoni e votoni më të këqinjtë. Gjithashtu Elezi i ka drejtuar edhe një mesazh të fortë demokratëve, të cilëve iu bën thirrje të refuzojnë këtë proces.
“Per ju qe s’jua rrok ! Kjo gara e perzgjedhjes kandidaturave e shpjeguar thjeshte eshte keshtu: Komisioni supozojme ka perzgjedhur 10 vete, me kritere, pa kritere s’ka rendesise se si. Si rregull ti shkon te zgjedhesh me te mirin, pra te votosh 1 nga 10. Keshtu evidentohen 2-3 me te miret. Kjo gare ka ne themel vlerat, dmth te miren. Ndersa Lyli dhe shoket e tij thone, voto me te keqin dhe evidento 2-3 me te keqinjte, pra e bazon votimin ne antivlera. Dmth kokeseprapthi.
Ne rastin e pare secili kerkon te nxjerr ne pah vlerat e veta. Ne rastin e dyte secili do mundohet te nxjerr ne pah te keqijat e tjetrit. Rasti i pare sjell unitet.
Rasti dyte sjell percarje te thelle ne strukturen e PD pikerisht para zgjedhjeve. E para eshte me frymen e Zotit. E dyta nen frymen e dreqit. Tash me thoni mue, kush eshte me Ramen, ky qe po percan me veprime apo ata qe po tregojne me fjale.
Do thoni ju pse e ben ?!
E ben sepse per Lylin me shoke ka rendesi kontrolli i listave dhe jo fitorja e zgjedhjeve. Ai e di se ne mos i pari me Meten, i dyti me Ramen do jete ne qeverisje. Kujtoni ‘besen e burit’ pas disfates se 2017 se listen do e ben Ju. Kujtoni betimin per Kish te Lacit se s’ka me zgjedhje me Ramen, Por kujtoni pohimin e tij ‘ma hodhe heren e pare e ke fajin ti, heren e dyte une” Ju ka mashtruar kaq here e ka pas fajin ai, tash e keni Ju. Tash me thoni mue kush eshte budallai heren e 7 a te 8 te mashtrimit. Refuzo te jesh budalli qe ka perkufizuar vete Lyli.”-shkruan Ibsen Elezi.