Sevilla ka njoftuar se e ka kthyer në klub Ivan Rakiticin nga Barcelona. Mesfushori spanjoll kthehet në Sevilla gjashtë vjet pasi u largua për t’iu bashkuar Barçës. Kalimi i tij në Sevilla u konfirmua nga të dy klubet.

Rakitic ishte i pakënaqur me mundësitë në ekipin e parë katalonas sezonin e fundit dhe me ardhjen e trajnerit të ri Ronaldo Koeman, atij iu tha se nuk bën pjesë në planet e tij. Ai e ka kërkuar kthimin në Sevilla me ngulm.