Mediat e PD-së dhe posaçërisht ato të Shkëlzenit, po e krijojnë një farë ideje se ku pritet të bazohet fushata elektorale e Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike: mbi gënjeshtrën. Të vetëdijshme se e vetmja mënyrë për të goditur qeverinë “Rama” në pikat e saj më të forta, është rrebeshi i fake news-eve, ato janë duke e përdorur këtë mjet në çdo rast që u paraqitet. Skema është e njëjta. Sajohet një “personazh”, që është zakonisht një profil i fallco i ushtrisë së SHQUP-it, mashkull apo femër sipas nevojës, i cili i “dërgon” një gjoja mesazh medias në fjalë, ose që poston një koment. Më pas, mesazhi apo komenti, merren si gjoja faksimile nga mediat dhe mbi këto kuturisje të paverifikuara profilesh anonime, ndërtohet një artikull, për t’i shërbyer sulmit opozitar që medemek demaskon aksionin e qeverisë.
Rasti më i fundit ishte sot. Në profilin e Kryeministrit Rama në Facebook, në postimin ku kryeministri informon publikun mbi ecurinë e një prej politikave më të rëndësishme dhe më të suksesshme pro natalitetit, që është Bonusi i Bebes, është komentuar nga një profil fallco gruaje, nga ato që SHQUP-i i prodhon me dhjetëra në ditë, në luftën e vet të lajmeve të rreme. Zonja pretendon se është ajo në foton e postuar nga Kryeministri dhe ankohet se “nuk e kam marrë bonusin, sepse më thanë që kaloi afati”!!!!
Për mediat e ndërtuara mbi rrena, nuk ka rëndësi që: E para bonusi nuk ka afat dhe, e dyta, personi me këtë emër dhe mbiemër, nuk është regjistruar fare që të ketë lindur në maternitetin ku është shkrepur fotografia. Nuk ka rëndësi, sepse ajo që u intereson është çorodia disa-orëshe që shkaktojnë, me shpresën e kahershme që, “deri sa e vërteta të veshë këpucët, gënjeshtra ka bërë xhiron e botës”. Por kjo shprehje vlen kur gënjeshtra e ka një farë sofistikimi, sepse lajmeve të rreme si këto të mediave primitive të PD-së, u del boja menjëherë. Sepse zonja në fotografi, me inicialet E.Z. e ka përfituar tashmë bonusin dhe nuk ka kurfarë lidhje me profilin fallco të shqupistëve.