Dashi
Ka ardhur koha që të filloni të mbani një ditar për ëndrrat. Mërkuri do të hyjë në nënvetëdijen tuaj gjatë gjumit, duke iu stimuluar kështu intuitën. Por jo vetëm kaq, gjatë kësaj kohe mund të shihni ëndrra, të cilat do të parashikojnë ngjarje reale.
Demi
Mundohuni që t’i shtoni pak aktivitet jetës suaj të balancuar ‘punë -shtëpi’, Mërkuri do t’ju japë një dorë pasi pritet të hyjë në sektorin e miqësisë dhe socializmit të hënën. Do të rilidheni me miqtë e vjetër, si dhe do të bëni miq të rinj. Shfrytëzojeni mundësinë!
Binjakët
E mbani mend dëshirën tuaj më të madhe? Kemi një lajm të mirë për ju, Mërkuri ka hyrë në sektorin tuaj të karrierës. Do të jeni energjikë, kreativë dhe plot frymëzim. Kështu që filloni të besoni më shumë në aftësitë tuaja.
Gaforrja
Gaforre, mundohu ta kapësh fluturimin. Po! Mërkuri ka hyrë në sektorin tuaj të fluturimeve. Do të udhëtoni në vende ekzotike dhe do ta shijoni pafund. Nga ana tjetër këto udhëtime do t’ju ndihmojnë edhe në eksplorimin e anës suaj kreative.
Luani
Mërkuri këtë javë do t’ju bëjë pak ‘ Sherlock Holmes’, nuk do të kënaqeni me sipërfaqen, por do të gërmoni thellë për të zbuluar të vërtetat. Kjo gjë do të transformojë edhe bisedat tuaja, të cilat do të bëhen më të thella, sidomos sa i përket aspektit se ksual.
Virgjëresha
Mundohuni që të kuptoni, më shumë se sa të kuptoheni. Mërkuri do të hyjë në sektorin tuaj marrëdhënieve. Kjo do të bëjë që të bëheni kuriozë edhe për të tjerët, ashtu si ata do të bëhen kuriozë për ju.
Peshorja
Mërkuri do të hyjë në sektorin tuaj të mirëqenies dhe shëndetit. Kjo do të bëjë që të krijoni disa mini strategji në lidhje me një stil të shëndetshëm jetese.
Akrepi
Akrepa mblidhuni, Mërkuri këtë javë do t’ju rrisë vetëbesimin dhe karizmën. Thenë këtë mundohuni që të shmangni krahasimet me të tjerët dhe perfeksionin.
Shigjetari
Inteligjenca juaj emocionale është jashtë çdo parashikimi. Mërkuri do të bëjë një xhiro në oqeanin e ndjenjave tuaja duke filluar nga e hëna. Kjo do t’ju ndihmojë që të kuptoni më mirë ndjenjat tuaja dhe ato të të tjerëve.
Bricjapi
Si jeni me komunikimin jo verbal? Mërkuri do të hyjë në sektorin tuaj të komuninikimit këtë javë. Kjo do t’ju ndihmojë që të kuptoni edhe fjalët që nuk thuhen, apo mendimet e fshehura të të tjerëve.
Ujori
Gëzuar ditëlindjen Ujor. Dhurata e universit për ju do të jetë zgjuarsia për menaxhimin e financave. Mërkuri do të hyjë në sektorin tuaj të financave këtë javë. Paçi fat me menaxhimin e dhuratave të ditëlindjes.
Peshqit
Përdorini fjalët me zgjuarsi. Mërkuri do të hyjë në sektorin tuaj të artikulimit, kjo do t’ju ndihmojë që të flisni pa doreza dhe që të thoni realisht çfarë mendoni. Këtë javë do t’i bëni përshtypje çdokujt me të folurën tuaj poetike.