Sot 3 vite më parë, aktori i njohur Bes Kallaku dhe partnerja e tij, këngëtarja Xhensila Myrtezaj kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Ata i thanë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni që bëri bujë të madhe në media dhe u kthye në një ndër dasmat më të komentuara të VIP-ave shqiptarë. Tre vite së bashku kanë kaluar sa hap e mbyll sytë dhe Xhensila me Besin janë bekuar edhe me një vogëlushe që e kanë pagëzuar me emrin Ajka.

Sot, dyshja ka tërhequr vëmendjen me urimet për njëri-tjetrin me rastin e 3-vjetorit të martesës, ku si gjithmonë Xhensila tregohej romantike, ndërsa Besi s’mund t’i linte pas shakatë.

Por prisni se ka akoma! Në një postim në InstaStory, Xhensila ka treguar me humor edhe vendin ku dyshja po “feston” përvjetorin e tretë të kurorëzimit të tyre. Çifti ka pozuar në Brrakë të Tiranës, ndërsa këngëtarja shkruan krahas fotos: “Super lokacion për të festuar 3-vjetorin”