Aviacioni Civil ka kryer një test në aeroportin e Rinasit këtë mëngjes (30 shtator). Ata raportuan një alarm për bombë në mënyrë që të testohet reagimi i punonjësve dhe qytetarëve.Por kjo ka sjellë panik tek pasagjerët të cilët dolën me vrap.Të gjithë dolën jashtë madje në pistë mbërritën forcat zjarrëfikëse. Për Report Tv, Aviacioni Civil u shpreh se në këto raste nuk bëhen njoftime paraprake pasi punonjësit e sigurisë parapërgatiten.

Njoftimi i Autoritetit të Aviacionit Civil mbi testin: Një test i fshehur i Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar në bashkëpunim me Policinë e Komisariatit Rinas, brenda ndërtesës së aeroportit, “i identifikuar si alarm për bombë” ka bërë që në orën 11.29 të ditës së sotme, datë 30 Shtator 2020, të bëhet evakuimi i të gjithë pasagjerëve dhe punonjësve të aeroportit, pasi u vunë në veprim procedurat e Planit të Emergjences për raste të tilla.

Të gjithë pasagjerët dhe punonjësit e aeroportit kanë rihyrë në terminal, pas njoftimit të policisë së Komisariatit Rinas se ky “alarm” ishte nje test i fshehtë. Njoftojmë pasagjerët dhe familjarët e tyre se operimi i aeroportit po vazhdon normalisht dhe nuk ka vonesa në fluturimet që janë program.Ju falenderojmë shumë për mirëkuptimin tuaj.Tirana International Airport